Top Lista

 

Disa nga filmat dhe këngët më të mira të dekadës

Në përfundim të vitit 2009 janë shpallur 10 filmat më të mirë dhe 10 këngët më të mira për 10-vjeçarin e fundit, në vlerësimin që u ka bërë këtyre krijimtarive revista prestigjioze “The Rolling Stones”

10.The lord of the rings : Trilogjia

Këta filma nuk mund t’i ndash njërin nga tjetri? “The Lord of the Rings” është një film me regji të Peter Jackson dhe skenarin e marrë nga librat e shkrimtarit britanik John Ronald Reuel Tolkien.

Ky film është një mrekulli me të cilin asnjë film tjetër epik i realizuar në 10 vitet e fundit nuk mund të krahasohet në përmasa. Ngjarjet zhvillohen në një botë fantastike në periudhën e mesjetës, ku jetojnë njerëz me përmasa të vogla, magjistarë dhe zotërinj të errët. (more…)

 

Rekord i U2

Rekord i U2 Në një kohë kur diskografia është në krizë dhe shitjet e CD-ve shënojnë rënie, për muzikantët ofrohet mundësia e koncerteve live.

Në këtë aspekt, U2 janë të pathyeshëm. Billboard ka publikuar klasifikimin e 25 tureve më fitimprurëse të vitit 2009 dhe Bono me grupin kanë arritur 311 milionë dollarë duke realizuar 44 koncerte.

Në vend të dytë është Madona me 222 milionë dollarë dhe 46 show.Në vendin e tretë është “Boss”, Bruce Springsteen, i cili ka çuar në shtëpi 152 milionë dollarë pavarësisht se ka bërë 72 koncerte. (more…)

 

“Is this it” i bendit “Stroke” është shpallur albumi më i mirë i dekadës

"Is this it” i bendit “Stroke” është shpallur albumi më i mirë i dekadësAlbumi “Up the Bracket’ i “Libertines” në bazë të votave ishte radhitur i dyti në listën e 50 albumeve më të mira, përderisa në pozitën e tretë është albumi “XTRMNTR” i “Primal Scream”.

“Is this it”, i cili përfshin hite të njohura si “Last Night” dhe “Somebody”, ishte një nga albumet më të vlerësuara të vitit 2001, kur edhe ishte realizuar. Vokalisti i grupit “Stroke”, ka shprehur qëndrimin e grupit pas këtij vlerësimi.

“Është çmenduri e madhe, është gjëja më e mirë për të cilën kam dëgjuar ndonjëherë”, ka thënë ai. (more…)

 

Album i momenteve më të mira të “Deep Purple”

Album i momenteve më të mira të "Deep Purple" Rokerët legjendarë të grupit “Deep Purple” do të lansojnë momentet më të bukura nga koncertet e tyre më të preferuara në një album të ri ‘live’.

Albumi “Space Truckin’ Round the World Live 68-76” do të përfshijë incizimet e rralla live nga koncertet në Evropë, Japoni dhe SHBA. (more…)

 

Black Eyed Peas rimarrin numrin një

Black Eyed PeasGrupi Black Eyed Peas kanë rimarrë numrin një në top listën britanike të singlave, me hiti “I Gotta Feeling”.

Ata u mbrapsën nga pozita e parë javën e kaluar nga singli i Tinchy Stryder, “Never Leave You”, por tash e kanë rikthyer pozitën e tyre, duke e shkelmuar reperin në pozitë të dytë. (more…)