LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI
 
Ribery vazhdon te Bayerni me 10 milione euro rroge

Sipas medieve gjermane, mesfushori i Bayernit të Mynihut, francezi Franck Ribery ka vazhduar kontratën me skuadrën bavareze deri në qershor të vitit 2015.

3 milione euro per Realin nese Inter fiton Champions

Nëse Inter fiton Ligën e Kampioneve nesër ndaj Bajernit të Mynihut, duhet t’i paguajë Realit të Madridit 3 milionë euro. Kështu shkruan sot e përditshmja spanjolle “AS”, sipas së cilës kjo shumë është parashikuar në klauzolën e ...

Xavi fton Fabregasin ne Barcelone

Ylli i Barcelonës, Xavi, ka këshilluar kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas të largohet nga Emirates dhe të rikthehet nga Camp Nou. Mesfushori i katalanasve thotë se është ‘krim’ që një lojtar me kualitetet e Cesc nuk ka fituar një trofe të madh kur është në pyetje futbolli në klube.

Blanc: Juventus nuk eshte ne krize

Jean-Claude Blanc thotë se Juventusi nuk është në krizë pavarësisht një sezoni shumë zhgënjyes. Bardhezinjtë i janë nënshtruar një revolucioni këtë javë me Andrea Agnelli i cili është vendosur në vendin e presidentit, Beppe Marotta që është caktuar drejtori i ri gjeneral dhe me trajner Luigi Del Neri.

Barcelona e interesuar per Torresin

Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres do të jetë temë kryesore në merkaton e sivjetme. Pas interesit të shprehur ndaj David Villas dhe Cesc Fabregasit, klubi katalonas Barcelona ka shprehur interes edhe për reprezentuesin spanjoll të Liverpoolit Fernando Torres.

Miliarderi rus, behet pronar i nje ekipi te NBA-se

Miliarderi rus, Mihail Prokhorov, ka emëruar Irina Pavlovan si presidente të kompanisë që do të mbikqyr edhe ekipin e basketbollit "Nju Xhersi Nets". Ky i fundit është pjesë e NBA-së, Asosacionit Kombëtar të Basketobollit në SHBA.

Blanc trajner i ri i kombetares se Frances

Federata franceze e futbollit ka pohuar se Laurent Blanc do të jetë përzgjedhësi i ri i ekipit kombëtar pas fundit të sezonit në Afrikën e Jugut.