Industria Filmike

 

Al Pacino në rolin e “Doktor vdekjes”

Më 25 prill Al Pacino mbush 70 vjeç dhe nuk ka ndërmend të dalë në pension apo t’i dedikohet filmave më pak impenjativë.

I lindur në Harlem nga prindër siçilianë, Alfredo James Pacino, do të debutojë nesër në HBO në “You don’t know Jack” me Susan Sarandon, i drejtuar nga Barry Levinstone. (more…)

 

Bruni në filmin e Woody Allen

Sipas disa mediave nga stafi i produksionit të filmit më të ri të Woody Allen konfirmojnë pjesëmarrjën në xhirime edhe të Zonjës së Parë të Francës, Carla Bruni-Sarkozi.

Filmi i regjisorit njujorkez do të xhirohet në pjesën më të madhe të tij në Francë dhe mes protagonistëve do të jetë edhe aktorja franceze Marion Cotillard.

Lajme kontradiktore u përhapën javët e fundit mbi pjesëmarrjën apo jo të Zonjës së Parë të Francës në filmin e Allen. (more…)

 

Jessica Alba rikthehet fuqishëm

Ka munguar për disa kohë nga ekrani për shkak të lindjes së djalit por tashmë Jessica Alba rikthehet fuqishëm.

Në projektet më të afërta të bukuroshes janë tre filma, “Të prezantoj vogëlushë”, “Vrasësi brenda meje” dhe “Machete”. Ndërkohë, në vitin 2011 ajo do xhirojë edhe “Sin City 2″.

Këto projekte Alba i ka shpalosur në revistën “Total Film” ku ka pozuar edhe për kopertinën. Komedi, fantashkencë dhe aksion. (more…)

 

Publikohen fotot e para nga filmi “Boogie Woogie”

Filmi flet për jetën mundane të disa artistëve dhe biznesmenëve në Londër ku ata pasqyrojnë një sjelle të ndryshme nga njerëzit normalë. Alkooli, droga dhe seksi përshkojnë shumë momente të jetës së tyre.

Shfaqen në rrjet fotot e para të filmit të shumëpritur “Boogie Woogie”. (more…)

 

Dunst në filmin e Lars Von Trier

Kirsten Dunst është zgjedhur në rolin e protagonistes në filmin e Lars Von Trier, “Melancholia”, një histori fantashkence e cila do xhirohet në fund të shtatorit në Suedi.

Fillimisht ishte folur se rolin e protagonistes do ta luante Penelope Cruz, por biondja hollivudiane ka arritur të bindë regjisorin danez. Në këtë film do të luajnë edhe Charlotte Gainsbourg, Kiefer Sutherland, Charlotte Rampling, Alexander Skarsgaard, Stellan Skarsgaard dhe Udo Kier. (more…)

 

Fraser dhe Harrison Ford, film për sëmundjen e rrallë

Në sallat amerikane është transmetuar filmi “Masa të jashtëzakonshme” me protagonistë Brendan Fraser dhe Harrison Ford, të cilët përpiqen të njohin botën me një sëmundje shumë të rrallë por që ndryshon tërësisht jetën e njerëzve.

I frymezuar nga libri “The Cure” i fitueses së cmimit Pulitzer, Geeta Anand, në film rrëfehet historia e John Crowley, jeta e të cilit ndryshon pas lindjes së fëmijëve Megan e Patrick me sëmundjen e rrallë Klikogjenoza II.